![](https://mansionabandoned.com/wp-content/uploads/2023/07/F1QD-m-WwAAJ-hX-1024x683.jpg)
Barcelona ende po shpresojnë për një trasnferim të portugezit, Bernardo Silva, në këtë afat kalimtar.
Sot gjatë ditës, agjenti i Silvas, Jorge Mendes është takuar me drejtuesit e klubit katalunas, ku kanë biseduar për një transferim të mundshëm të Bernardos në Camp Nou.
Xavi ka kërkuar një lojtar ’10’ nga Laporta dhe Laporta po e mendon transferimin e Silvas.
Do të jetë shumë vështirë transferimi i tij te Barça për shkak të gjendjes financiare në klub. Man City janë të gatshëm për një shkëmbim De Jong-Silva, por Barcelona për momentin nuk po pranon një gjë të tillë.
Kujtojmë që për Bernardo Silvan janë të interesuara edhe disa klube nga Arabia Saudite.